Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët krijojnë trazira në Tiranë një natë para finales Roma-Feyenord


Tirana është gjendur në një situatë përplasjes dhe incidentesh një natë para finales të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenord.

Policia e kryeqytetit është shpërndarë në pika të ndryshme duke mbajtur larg njëra-tjetrës tifozeritë, por nuk ka evituar dot përplasjet me ta.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë video të shumta të këtyre përplasjeve të regjistruara sidomos me tifozët e Romës të cilët janë shfaqur shumë të dhunshëm, në rrugët e Tiranës dhe me shkopinj e sende të forta nuk kanë ngurruar të reagojnë ndaj policisë, duke u kthyer vazhdimisht edhe në rrezik publik apo dëmtuar pronën publike.

Përplasje ka pasur në rrugën “Mustafa Matohiti” dhe në zonën e “Vasil Shantos”. Po ashtu edhe në zonën e quajtur “9 katëshet”. Thuhet se holandezët kanë qenë të dehur dhe janë ndeshur me shqiptarët ku sipas pamjeve shihen dhe njolla gjaku në trotuar.

Raportohet se nga përplasjet janë lënduar efektivë policie dhe tifozë nga të dyja skuadrat.