Dyndja e tifozëve për finalen e Conference League, në Tiranë për sfidën mes Romës dhe Feyenord ka krijuar trazira nëpër rrugë të kryeqytetit.
Pas rastit të rrahjes së qytetarit shqiptar në zonën e “9 katsheve” probleme kanë krijuar edhe në rrugën Mustafa Matohiti ku dhe janë përplasur me policinë.
Në përpjekje për të shkuar pranë stadiumit “Air Albania” tifozët e Feyenord janë ndalur nga policia për shkak se aty janë pozicionuar tifozët e Romës dhe në përpjekje për të shmangur përplasjet kanë shtyrë policinë.
Policia ka nisur edhe shoqërimet e tifozëve për shkeljet e kryera.