Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina: Sulmi rus në Donbas më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore


Ofensiva ruse në rajonin Donbas të Ukrainës është “më e madhja në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore”, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Siç shkruan BBC, Kuleba u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të përshpejtojnë furnizimin e vendit të tij me armë dhe municione, veçanërisht me sisteme të shumta të lëshimit të raketave (MLRS), artileri me rreze të gjatë dhe transportues të personelit të blinduar (APC).

“Ofensiva ruse në Donbas është një betejë e pamëshirshme.”– tha Kuleba në Twitter, duke shtuar se është shumë herët për të arritur në përfundimin se Ukraina tashmë i ka të gjitha armët që i nevojiten.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte kryer sulme ajrore në një depo armësh në rajonin lindor të Donbasit, të përdorura për ruajtjen e predhave për obusët amerikanë M777, një lloj arme artilerie që qëllon me predha në objektiva në trajektore të larta.