Efektivi i policisë, Ludian Zaimi, që qëlloi për vdekje kolegun brenda Komisariatit 3 në Tiranë merrte mjekime për depresionin.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme ku efektivi i patrullës së përgjithshme qëlloi ndaj Çaush Saliasit i cili ndërroi jetë edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital.
Sipas autorit të ngjarjes, viktima nuk punonte, pinte dhe e shante gjatë gjithë kohës, shkruan Shqiptarja.
Tre nga plumbat e qitur nga arma e Zaimit e kanë në trup efektivin që ndërroi jetë duke i shkaktuar vdekjen.