Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së kaluar, ku një polic u vra brenda Komisariatit nr.3 në Tiranë nga kolegu i tij.
Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes së Çaush Saliasit ndërsa bëri dhe një apel për analizë dhe reflektim të thellë të strukturave të Policisë së Shtetit.
“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion.”- shkruan Presidenti Meta.