Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj thërret nesër grupin parlamentar në mbledhje


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj ka thirrur nesër në orn 10 e 30 mbledhjen e deputetëve demokratë.

Mbledhja e nesërme vjen teksa nga djegia e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit kanë mbetur edhe katër ditë.

Afati i fundit për depozitimin e emrin të kandidatit është ora 16:00 e së dielës, ndërsa të hënën çështja kalon në parlament.

Deri tani dy raundet e para kanë dështuar ndërsa nëse dështon edhe i treti, në të katërtin e të pestin, PS-ja mund ta zgjedhë kreun e shtetit e vetme, pa votat e opozitës.

Pak ditë më parë, përfaqësuesit e PS-së e PD-së njoftuan arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit të ri po pa kaluar 24 orë, PD-ja akuzoi PS-në për shkelje të saj.

Kjo e fundit tha se marrëveshja ishte keqkuptuar nga PD-ja duke e ftuar këtë të fundit që të nxjerrë kandidatin.

Ndërsa PS-ja ka thënë se nuk pranon asnjë propozim nga ana e PD-së së Komisionit të Rithemelimit, kjo e fundit nuk i njeh lëvizjet e negociatat e Alibeajt.