Vendosni fjalën kyçe....

Dërgesat ruse të naftës shënuan rekord javët e fundit


Gati 62 milionë fuçi naftë bruto, një sasi rekord, janë në cisterna në det, sipas të dhënave nga firma analitike e energjisë Vortexa, të cituar nga Reuters.

Megjithatë, tregtarët thuhet se po përpiqen të gjejnë blerës për disa nga ngarkesat pasi vendet e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për një ndalim të mundshëm të naftës ruse.

Blerësit e tjerë thuhet se i janë shmangur naftës së papërpunuar ruse për shkak të frikës nga sanksionet e ardhshme.

Sipas Vortexa, vëllimi i naftës së papërpunuar në ujë është trefishi i mesatares së regjistruar para 24 shkurtit, kur filloi operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë.

Numri i ngarkesave të naftës në det që arriti të shitej përbën 15% të totalit, gjithashtu një nivel i ri, tha Seigle, duke shtuar se një pjesë e naftës mund të jetë në tranzit për blerës të pazbuluar, ndërsa të tjerat mund të jenë ngarkesa të pashitura.

Shumica e fuçive të naftës së papërpunuar ruse thuhet se janë drejtuar në Azi, kryesisht në Indi dhe Kinë, ndërsa vëllimet e drejtuara drejt Evropës gjithashtu janë rritur.