“Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” bëri bashkë Presidentin Ilir Meta dhe Ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Ata janë fotografuar duke shtrënguar duart teksa mbajtën edhe fjalën e rastit mbi temën e forumit.
Meta bëri thirrje që viktimat e trafiqeve të trajtohen si qenie njerëzore, e jo si burim provash.
“Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash pasi janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel globa. Mbrojtja e jetës është një mision që na përket të gjithëve. Ashtu siç ka thënë dhe Nënë Tereza: Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë”, u shpreh Kreu i Shtetit.