Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pranë lumit Shumbin 48-vjeçarja në Librazhd, policia dyshon se është vetëmbytur


Një 48-vjeçare me iniciale N.H., banues në fshatin Mirakë të Elbasanit ësthtë gjetur e pajetë në anë të lumit Shkumbin.

Sipas policisë dyshohet se viktima është vetëmbytur.

Njoftimi

“Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë  konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”