Rreth 80 tifozë problematikë janë kthyer mbrapsht drejt Italisë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Identifikimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Interforcën dhe ambasadën italiane.
Atja janë shoqëruar nga policia duke mbërritur në port pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Në pritje të tyre, trageti i linjës Durrës-Bari është nisur me afro 6 orë vonesë, rreth orës 05.00 të së mërkurës.
Burime portuale bëjnë me dije se imbarkimi i tifozëve në traget nuk ka kaluar pa probleme, po këtë herë ato kanë pasur lidhje me sistemin dhe një pjesë e italianëve janë regjistruar manualisht për t’u hedhur më pas në sistem.
Vendimi për largimin nga vendi të tifozëve problematikë erdhi pas akteve të dhunshme të tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit, si një reagim i shpejtë për të siguruar një ndeshje sportive larg akteve të dhunës dhe tensionit që po karakterizon këtë ndeshje të madhe europiane.