Policia e Kukësit ka dhënë sqarime lidhur me ndalimin e “Ballist Morinës”.
Sipas njoftimit të policisë Ismail Morinaj u ndalua pasi rezulton në kërkim nga Policia e Durrësit.
Gjykata e Durrësit ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Tiranës për lirimin me kusht duke caktuar vuajtjen e dënimit me 5 muaj e 12 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
“Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.
Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës”-njofton policia.