Në Golem është hapur për herë të parë një plazh për personat me aftësi ndryshe.
Hapja e plazhit është një nismë e fondacionit “Së bashku” me mbështetjen e qeverisë australiane dhe bashkisë së Kavajës.
Drejtuesja e fondacionit, Suela Lala në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se ka 25 vite që është e paralizuar dhe se nuk është larë kurrë në det në vendin tonë.
Ajo tregoi se janë përballur me shumë probleme me bizneset private përreth plazhit.
“Duhet një karrige me rrota plazhi që lëviz lirshëm dhe në rërë. E dyta, mund të lahesh me të. Mund të futesh lirisht me të në det si gjithë të tjerët. Nuk kishte një plazh të tillë në vendin tonë. Nuk jam larë kurrë në detin tonë. Ne jemi të fundit në këtë drejtim, sepse plazhe të tilla në vendet perëndimore.
Mbase ishim vonë, por falë mbështetjes së qeverisë australiane dhe Bashkisë së Kavajës, u bë e mundur që të kemi një plazh për personat me aftësi të kufizuara. Nuk ka plazhe private të aksesueshme në Shqipëri dhe pse janë kriter për marrjen e flamurit blu. Plazhi gjendet 500 metra nga rrethrrotullimi i Golemit.
Ne donim të jepnim këtë model aty ku turizmi i huaj është më i lartë dhe për të nxitur të tjerët për të bërë të njëjtën gjë për të parë suksesin e kësaj nisme.”, tha Suela.