Vendosni fjalën kyçe....

Pak ditë para kontrollit të KLSH-së, Ujësjellësit të Tiranës i vihet zjarri (FOTOT)


Përfshihet nga flakët drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës. Ngjarja nuk është bërë publike nga autoritetet, por portali CNA.al ka publikuar disa foto nga vendngjarja, ku shihet se një pjesë e madhe e zyrave janë shkrumbuar totalisht.

Ajo çfarë shihet në këto zyra janë dosje të djegura dhe të shpërndara gjithandej.

Sipas CNA.al, kjo ndodh vetëm pak ditë para se Kontrolli i Lartë i Shtetit do të zbarkonte në Drejtorinë e Ujësjellësit të Tiranës.

Kjo gjë ka ngritur dyshimet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme për të zhdukur dokumentet që mund të çonin në pranga zyrtarë të caktuar.