Vendosni fjalën kyçe....

Pas ngjarjes në Teksas, Papa Françesku kërkon angazhim “për t’i dhënë fund tragjedive me armë”


Papa Françesku ka thënë se është “zemërthyer” nga të shtënat me armë që ndodhën një ditë më parë në një shkollë në Teksas dhe po lutet për viktimat dhe familjet e tyre.

Gjatë fjalimit të tij në Vatikan, ai tha se është koha për t’i thënë “mjaft” trafikut të armëve.

Turma në sheshin e Shën Pjetrit duartrokiti kur Papa bëri thirrje për një angazhim “në mënyrë që tragjedi si kjo të mos ndodhin më”, shkruan BBC.

Në vitin 2015, ai tha se njerëzit që prodhojnë armë ose investojnë në industritë e armëve janë hipokritë nëse e quajnë veten të krishterë.

19 fëmijë të vegjël dhe dy të rritur u vranë nga të shtënat me armë në një shkollë fillore në Teksasin jugor të martën.

Një 18-vjeçar i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb, e cila mëson fëmijët e moshës shtatë deri në 10 vjeç, në qytetin Uvalde përpara se të vritej nga forcat e rendit. Adoleshenti dyshohet se ka qëlluar edhe gjyshen e tij para se të kryente masakrën në shkollën fillore.