Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga mbërritja e tifozëve të huaj në Shqipëri për finalen e Conference League.
Krahas fotove, Rama shkruan se Shqipëria sot mirëpret nga ajri dhe deti mbi 20 mijë tifozë të tjerë.
“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales europiane, sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas&Durrës dhe natyrisht në Tiranë.
*gjatë ditës së sotme priten mbi 20.000 vizitorë të tjerë.”– shkruan Rama.
Mbrëmjen e kaluar kujtojmë se nëntëmbëdhjetë oficerë policie u plagosën pas përleshjeve mes tifozëve.
Tifozët e Romës dhe të Feyenoord përdorën shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe objekte të tjera ndërsa policia po përpiqej të qetësonte trazirat.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm u deportuan nëpërmjet portit të Durrësit rreth 80 tifozë huliganë italianë.