Roma ka mundur Fejnordin në finalen e Conference League që u luajt në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë.
Italianët e drejtuar nga portugezi Murinjo kanë fituar me rezultat të ngushtë 1-0 falë golit të shënuar nga Zaniolo në minutën e 32-të të ndeshjes.
Ndeshja u ndoq nga një numër rekord tifozësh të ardhur nga Holanda e Italia prej disa ditësh.
Dy ditët e fundit ka pasur episode përplasjeje mes tifozëve e policisë, gjë që ka çuar në plagosjen e dhjetëra efektivëve si dhe disa qytetarëve.