Vendosni fjalën kyçe....

Soros kërkon mposhtjen e Putinit: E vetmja mënyrë të shpëtojmë qytetërimin tonë


Nëse Rusia nuk mposhtet shpejt në Ukrainë, Perëndimi nuk do të jetë në gjendje të trajtojë ndryshimet klimatike në kohë për të shpëtuar qytetërimin. Kështu tha financieri miliarder George Soros në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të martën (kliko këtu për fjalimin e tij të plotë).

Ai gjithashtu i quajti Rusinë dhe Kinën kërcënimet më të mëdha për konceptin e tij të shoqërisë së hapur. Po ashtu shtoi se mënyra e vetme për të ruajtur qytetërimin është mposhtja e Vladimir Putinit sa më shpejt të jetë e mundur.

Soros i tha WEF-së se dërgimi i trupave nga Rusia në Ukrainë “mund të ketë qenë fillimi i Luftës së Tretë Botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë asaj” dhe madje edhe kur luftimet atje ndalojnë, “situata nuk do të kthehet kurrë në atë që ishte më parë.”

Ai shprehet se “pushtimi” erdhi mes një lufte midis “dy sistemeve të qeverisjes që janë diametralisht të kundërta me njëri-tjetrin: shoqëria e hapur dhe shoqëria e mbyllur”, e para e mishëruar nga Perëndimi dhe e dyta nga Rusia dhe Kina.

91 vjeçari kujtoi “ditët emocionuese” të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kur pasuria e tij u rrit deri në pikën ku ai mund të shpenzonte 300 milionë dollarë në vit në 1987, dhe fondacionet e tij në Evropën Lindore “dolën të ishin më të suksesshme se unë prisja.”

Ama Soros nuk e përmendi rënien e standardit të jetesës që pasoi për qytetarët e zakonshëm.

Ai argumentoi se batica filloi të kthehej pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Sipas tij “regjimet represive janë tani në rritje dhe shoqëritë e hapura janë nën rrethim”, me Kinën dhe Rusinë që përfaqësojnë “kërcënimin më të madh“.

Megjithatë, Soros ishte optimist për mënyrën se si po shkon ajo luftë. Sipas tij, trupat ruse prisnin të priteshin në Ukrainë si çlirimtare dhe të dilnin fitimtare brenda ditëve ose javëve, por Ukraina ishte në gjendje t’i “mposhte” ato me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s. Ndërkohë, ai pretendoi se udhëheqësi kinez Xi Jinping e ka dëmtuar legjitimitetin e tij me bllokimet e Covid-19 në Shangai dhe gjetkë.

Ajo që e shqetësoi vërtet Sorosin, megjithatë, ishte se konflikti në Ukrainë ndërhyri në axhendën mjedisore, që do të thotë se ndryshimi i klimës mund të bëhet i pakthyeshëm.

“Ky mund të jetë fundi i qytetërimit tonë.”- tha ai, duke këmbëngulur se “ne duhet të mobilizojmë të gjitha burimet tona për ta çuar luftën në një fund të hershëm”.

“Mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin sa më shpejt të jetë e mundur.”- shtoi ai.

Të hënën, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger i kërkoi WEF-së të ndërmjetësojë një paqe në Ukrainë në dy muajt e ardhshëm, përpara se Rusia të shtyhet në “një aleancë të përhershme me Kinën” që do të destabilizonte Evropën.

“Rusia ka qenë për 400 vjet një pjesë thelbësore e Evropës“- theksonte 98-vjeçari Kissinger, duke paralajmëruar ata që kërkojnë “humbjen” e Moskës.