Vendosni fjalën kyçe....

Vasili publikon aktin normativ të qeverisë: Miliarda para shtesë për kompanitë fituese të tenderave, si “kompensim për çmimet”


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i është drejtuar sot me akuza kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ka dhënë miliarda para shtesë për tenderat si kompensim për shkak të rritjes së çmimeve. Por jep zero lekë kompensim për çmimet e rritura për qytetarët e thjeshtë.

Vasili publikon aktin normativ të qeverisë të datës 18 Maj.

“SKANDALI!

“Rama jep miliarda lekë shtesë për tendera, zero lekë kompensim për çmimet! (Dokumenti).

Rama dhe qeveria do të kompensojnë deri në 30%, pra me miliarda lekë pronarët e kompanive që kanë fituar tenderat e qeverisë.

Rama dhe qeveria pasi i japin tenderat me 99% të vlerës tani do t’u japin edhe 30% kompensim.

Asnjë kompensim, asnjë ulje taksash për naftën dhe ushqimet e qytetarëve të thjeshtë.

Përkundrazi kanë ngritur Bordin e Çmimeve që qeveria dhe oligarkët të mbushin thesin në kurriz të popullit.

Qeveria për shkak të çmimeve të rritura ka mbledhur më shumë se plani mbi 250 milion euro.

Tani këto 250 milion euro në vend t’i përdorë për të ulur çmimet për qytetarët do t’i ndajë me Kompanitë që ju ka dhënë tenderat.

Kjo përfundimisht është qeveria kriminale dhe armike e betuar e qytetarëve të thjeshtë.

Shiheni Aktin Normativ që u jep miliardat shtesë tenderave të qeverisë.”– shkruan Vasili.

Sikurse vihet re në vendim, parashiohet një kompensim nga 5 deri në 30% për kompanitë që kanë fituar tenderat e qeverisë në fushën e ndërtimit.

sii