Në qytetin e Kharkivit në Ukrainë, numri i viktimave të bombardimeve të sotme është rritur në pesë të vrarë dhe dhjetë të plagosur. Mes të plagosurve përfshihet edhe një fëmijë.
Informacioni u konfirmua nga Natalia Popova, e cila është këshilltare e Kryetarit të Këshillit Rajonal të Kharkivit.
Sipas saj, pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 të tjerë, mes të cilëve një fëmijë, janë plagosur nga bombardimet e pjesës qendrore të qytetit.
“Ky është ende informacion paraprak.”- vuri në dukje Popova dhe u bëri thirrje banorëve të qytetit të mos dalin nga strehimoret, citon Ukrinform.
Më herët, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit, Oleh Synehubov informoi se katër persona ishin vrarë dhe shtatë të tjerë ishin plagosur në sulmet ruse.