Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj pas mbledhjes në seli: Nuk do të bojkotojmë procesin për zgjedhjen e Presidentit


Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediet pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar në selinë blu.

Pavarësisht se një gjë e tillë ishte propozuar gjatë mbledhjes, Alibeaj tha se grupi parlamentar ka vendosur të mos e braktisë procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

“Nuk kishte asgjë të re mes kolegëve veç faktit që në këtë proces PD dhe opozita është në dijeni për situatën ligjore. Presidenti i ri mund të zgjidhet në raundin e katërt ose të pestë me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota.

Ne do të marrim pjesë në këtë proces që të jetë një proces gjithë përfshirës dhe transparent. Të bëjmë një proces serioz me kontributet e gjitha palëve. Për këtë arsye bashkë me skepticizmin ishte detyrim i opozitës që mos bojkotonte dhe mos shmangemi.”- tha Alibeaj.

Ai vazhdoi: “Është një sfidë që duhet t’i shkojmë përballë, këto janë sfida dhe gjithmonë duhet të përballemi. Maxhoranca kurrë nuk i ka 71 vota, me çfarë i ka? Me tre mandate të Tom Doshit, me dy mandate të Aqif Rakip, apo me të tjerë që i ke pas qelisë, me një raport të DASH që godet besoj që është detyrim ky i yni për të marrë pjesë në proces dhe në proces marrim pjesë me dëshirën që të zhbëjnë atë kulturën e vogël të bojkotit që nuk eci. Të krijojmë një kulturë të re dhe të futemi me të me moral. Ne u ofruam me një dokument me ca rregulla të thjeshta. Sapo emrat që ishim thjesht propozime fillestare dolën , ditën tjetër PS , tërhiqet, Rama u tërhoq.”