Arsenali raportohet se është afër që të sigurojë shërbimet e Alvaro Moratas.
“Sport” raporton se një marrëveshje mes palëve tashmë është afër.
Sipas mediumit spanjoll, klubi nga Londra do të paguajë 30 milionë euro për transferimin e Moratas.
Sulmuesi spanjoll sezonin e fundit e kaloi si i huazuar te Juventusi nga Atletico Madridi.
Për 29-vjeçarin do të jetë ky një rikthim në Premierligë dhe në Londër.
Morata më herët ka qenë pjesë e Chelseas.