Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar sot atë që e quajti ‘përpjekje antishqiptare e antidemokratike të kryeministrit Rama e ‘veglës’ së tij Alibeaj’ lidhur me votën e emigrantë.
Në një deklaratë në dyert e selisë blu, Berisha tha se emigrantët shqiptarë kanë të drejtën e tyre për të votuar ata kandidatë që i shohin si të përshtatshëm për qytetet apo zonat e tyre të origjinës.
Ai theksoi se kjo sot është krejt e mundur nëpërmjet teknologjisë online.
“Miliona shqiptarët kudo janë do ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës. Teknologjia online e bën këtë 100% të mundshme. Çdo përpjekje e Ramës nëpërmjet veglës së tij Alibeaj për një zonë të veçantë për emigrantët është përpjekje antishqiptare, antidemokratike. Një fyerje e madhe që i bëhet diasporës shqiptare në katër anët. Do hasë kjo në një rezistëncë kombëtare.” – tha Berisha.