Vendosni fjalën kyçe....

Çështja e detit/ A e ka bërë dosjen gati Shqipëria apo po pret presidentin e ri? Përgjigjet ministrja Xhaçka


Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është pyetur sot nga gazetarët gjatë një daljeje për mediet pas mbledhjes së këshllt të ministrave lidhur me çështjen e detit me Greqinë.

Pyetja që iu bë Xhaçkës ishte nëse qeveria po pret zgjedhjen e presidentit të ri për të vijuar me negociatat me Greqinë dhe dërgmin e dosjes në Hagë për mosdakordësitë mes dy vendeve.

Xhaçka tha se kjo është një çështje e cila nuk ka lidhje vetëm me presidentin e Republikës, por me përgatitjen e të dyja vendeve për të gjetur kompromis.

“Kjo nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve para se të uleshin për të gjetur kompromisin për të shkuar pastaj në gjykatë apo mosdakordësitë mes nesh që do duhet të shkojnë në gjykatë, në atë fazë jemi.

Kur koha të vijë do ulemi për ta dakordësuar një kompromis të tillë sipas detyrimeve ligjore që kërkon gjykata ku do e çojmë çështjen.”– u përgjigj ministrja.