Vendosni fjalën kyçe....

Ecësi francez mbi litar vendos një rekord të ri prej 2.2 km


Ecësi francez mbi litar, Nathan Paulin ka pohuar se ka vendosur një rekord të ri botëror duke përshkuar me sukses një largësi 2.2 kilometra të gjatë përgjatë ishullit të famshëm Mont Saint-Michel.

Paulin theu rekordin e tij të mëparshëm botëror prej 1.6 km pasi përfundoi ecjen mbi litar përgjatë Mont-Saint-Michel, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s të martën në mbrëmje.

Drejt pikës së përfundimit, ai u rrëzua, ndërsa ishte ende i lidhur me rripat e sigurisë. Pauline tha për lajmet BFMTV se rënia ishte e qëllimshme pasi ai kishte tejkaluar kufirin prej 2.2 km dhe ndaloi 4 m nga fundi.

Për të përshkuar largësinë atij iu deshën rretj dy orë.

“Është vendkalimi më i ndërlikuar që kam pasur mundësinë të përfytyroj.” – shkroi ai në rrjetet sociale. Në vitin 2017, Nathan eci 1.6 km mbi kanionin Cirque de Navacelles në Francën jugore.

Ai i tha BFMTV se sfida e tij e radhës do të ishte përfundimi i ecjes me litar nga Kulla Montparnasse në Kullën Eiffel në Paris, duke mbuluar një largësi prej 2.7 km, nëse siguron autorizimin e nevojshëm.