Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli bllokon marrëveshjen e raketave me Ukrainën


Izraeli nuk do lejojë që Gjermania t’i shesë Ukrainës raketa antitank Spike, sipas një raporti të agjencisë amerikane Axios të mërkurën. Raketa prodhohet në Gjermani me licencë izraelite dhe Tel Avivi duhet të miratojë eksportin e saj.

Pentagoni i kërkoi miratim zyrtarit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes izraelite gjatë vizitës së tij në Uashington në fillim të këtij muaji, por u kundërshtua.

Izraeli është i shqetësuar se ushtarët rusë mund të vriten nga armët e prodhuara izraelite, të cilat më pas do çonin në dëmtimin e Moskës e kjo do sillte probleme për interesat e sigurisë së Izraelit në Siri, tha një zyrtar i lartë anonim izraelit për Axios.

Çështja u ngrit dy javë më parë, kur drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite, Amir Eshel, vizitoi SHBA-në. Nënsekretari i Pentagonit për politikën, Colin Kahl, kishte kërkuar leje që Gjermania të eksportonte raketat Spike në Ukrainë, sipas zyrtarëve që folën me Axios. Eshel tha jo, duke i thënë Kahl se Izraeli do e furnizojë Kievin vetëm me pajisje ushtarake jo luftarake.

Kur Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz shkoi në Uashington të mërkurën e kaluar, çështja e raketave thuhet se nuk u ngrit në takimet e tij me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Në ditën e vizitës së tij, Izraeli njoftoi se do të dërgonte 2000 helmeta dhe 500 jelekë antiplumb në Ukrainë.

Pentagoni nuk e komentoi zyrtarisht raportin.