Vendosni fjalën kyçe....

KLP-ja skualifikon Kreshnik Ajazin, Arens Çela i vetëm në garë për kreun e Prokurorisë së Tiranës


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar me shumicë votash prokurorin Kreshnik Ajazi në garën për kreun e prokurorisë së Tiranë.

Sipas KLP-së shkak për skualifikimin e tij është fakti se është drejtues me mandat 3-vjeçar në Prokurorinë e Elbasanit. Prokurori i vetëm në garë për kreun e Prokurorisë së Tiranës është Arens Çela.

Ky i fundit u komandua si drejtues aty pas shkarkimit nga KPA-ja të ish-kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Para shkarkimit të kësaj të fundit, emri i Arens Çelës qarkulloi si zëvendësuesi i mundshëm i saj në krye të organit të akuzës së kryeqytetit.