Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pukë, ku është plagosur me armë zjarri një fëmijë.
Sipas televizionit “News 24” ngjarja ka ndodhur në Gjegjan dhe fëmija i plagosur është rreth 11 vjeç.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen, por mësohet se fëmija që ka një plagë në këmbë po transportohet në spitalin e Pukës.