Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e 11-vjeçarit, autori dyshohet se e qëlloi për shkak të konfliktit që kishte me kushëririn e të miturit


Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë një 11-vjeçar.

I mituri dyshohet se është qëlluar me armë nga një 17-vjeçar, në lokalin e babait të 11-vjeçarit.

Autori dyshohet se kishte konflikte të mëparshme me kushëririn e të mitur, dhe se ka qëlluar mbi të pasi nuk ka gjetur të afërmin.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij pasi pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur.

Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar  të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”-njoftonte policia.