Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Rama e Dendias presin largimin e Metës që të marrin detin


Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se Kryeministri Edi Rama pret largimin e Presidentit Ilir Meta për t’i dhënë detin Greqisë.

Vasili bëri deklaratën duke komentuar vizitën e Ministrit të Jashtëm grek ku tha se Dendias ka çdo gjë në rregull me Ramën.

“Ministri grek thotë që e kemi çdo gjë në rregull me Ramën, dhe po presim të largohet ky President. Përballja shumë e fortë, bëhet fjalë për interesa kombëtare, kush i mbron këto interesa është problem për Ramën.

Ka thënë, ai ra dakord që të shkojmë në Hagë. Të ndryshosh nga një platformë në një tjetër, bëhet fjalë për kufijtë detarë, se duhet t’i drejtohesh Presidentit.

Këto marrëveshje nuk i njeh njeri. Ai vetë, ne nuk dimë cila është marrëveshja. Thotë ministri i Greqisë që mezi presim të iki ky President, që të na japë atë që duam.”-tha Vasili.