Zgjedhjet në Serbi, Meta kërkon votimin masiv në Luginë për Shaip Kamberin


Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për votim masiv të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për zgjedhjen e Shaip Kamberit në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi kërkon për herë të tretë mbështetjen e shqiptarëve për të siguruar një vend në Parlament si zëri përfaqësues i shqiptarëve.

Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.

Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit.

Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”-shkruan Meta.