Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj i drejtohet sërish Berishës: Në pazare të fshehta me Edi Ramën, janë ata që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe


Enkelejd Alibeaj ka reaguar përsëri lidhur me deklaratat e sotme të Sali Berishës, i cili tha më herët se deputeti demokrat është i kapur kokë e këmbë nga qeveria.

Alibeaj shkruan në “Twitter” se asnjë deputet i grupit parlamentar demokrat nuk është peng i kryeministrit Edi Rama dhe shpurës së tij siç pretendon Berisha. Përkundrazi, sipas Alibeajt është Berisha ai që bën pazare të dukshme dhe të fshehta me Edi Ramën,

“Asnjë formë e vjetëruar komunikimi nuk e fsheh dot dështimin në përballjen me të vërtetën dhe vullnetin e lirë të demokratëve. Pazaret e politikës së vjetër janë të vështira të çrrënjosen nga mendësitë e atyre që për 30 vjet mbajnë peng interesin e shqiptarëve.

Nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PD peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me të, ata që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence në qendrimet ndaj qeverisë Rama dhe partnerëve të saj, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe. Respekti për interesin e qytetarëve dhe jo për hallin personal është treguesi.”- shkruan Alibeaj.

Më herët Berisha e quajti Alibeajn “një sharlatan që i shërben Ramës”.