Ministri i jashtëm grek Niko Dendias ka dhënë një intervistë për mediet greke pas vizitës së tij në Tiranë.
Gazetari i radios Skay iu drejtua minitrit duke i kujtuar faktin që në konferencën e përbashkët për shtyp homologia shqiptare Olta Xhaçka, i cila përmendi çështjen çame.
Gazetari tha për Xhaçkën: “u ngrit befas një çështje e cila besonim se ishte braktisur”.
Dendias u përgjigj se kjo çështje “nuk ekziston” dhe se ministres shqiptare ia dha përgjigjen aty për aty.
“Mendoj se përgjigja greke është dhënë, që të mos ketë keqkuptime në asnjë pjesë. Përtej kësaj, megjithatë, nuk mendoj se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë peng i çështjes specifike që pala greke, me të drejtë, e konsideron të paqenë.”- tha Dendias.
Gazetari më pas e pyeti Dendias nëse ekziston opsioni për t’i vënë “veton Shqipërisë” në lidhje me negociatat për anëtarësimin në BE, në rast se çështje të tilla ngrihen sërish. Por Dendias tha se nuk do donte të arrinin në një pikë të tillë ndërsa i përmendi gazetarit çështjen e Detit dhe dërgimin e dosjes në Hagë. Këtu ai zbuloi se arsyeja pse dosja nuk është dërguar në Hagë, është se nuk e miraton presidenti Ilir Meta dhe po pritet largimi i tij nga detyra.
“Nuk do doja, më kuptoni, kur dikush fillon e pozicionohet mbi çështje që janë hipotetike krijon hapësirë ligjore, pasi dhe bashkëbiseduesin e vë në një pozitë të vështirë që nuk i duhet. Shqipëria të paktën nën drejtimin e kryeministrit Rama ka bërë një zgjedhje shumë të madhe. Cili është ky opsion? Është Bashkimi Europian, ligji europian, dhe rrjedhimisht partneriteti me Greqinë. Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. Në 2-3 muajt e ardhshëm pa padyshim do të zgjidhet një tjetër President në Shqipëri. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme.”- tha Dendias.