Vendosni fjalën kyçe....

Heqja dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë, Berisha: Po aministohet mafia e pronave


Sali Berisha ka reaguar në një konferencë për mediet lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave, për heqjen dorë nga rekurset e depozituara në Gjykatën e Lartë dhe të pashqyrtuara ende nga administrata shtetërore në përgjegjësi të Këshillit të Ministrave, për çështje me natyrë civile dhe administrative.

Berisha tha se përmes këtij vendimi, po amnistohet e ashtuquajtura “mafia e pronave”.

“Jam para jush në këtë bisedë për të denoncuar me ashpërsinë më të madh vendimin e fundit të Edi Ramës me të cilin ai dëshmon ço ditë e më shumë se Gjykatën e Lartë apo Sadogjykatën, tani e tutje do e quani Sado gjykatë, gjykata Sadushi se po më shihni me çudi e ka kapur pëmes Sadushit të tij.

Për sa korrdinohet në planin e qartë të masave Edi Rama dhe Sadushi në mënyrën e dhënies së drejtësisë dhe shqitarëve, Edi Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë sui generis për qytetarët shqiptarë dhe kjo është një histori turpi. Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes të emërurve të tij në gjykatë.

Mungesa e Transparencës, shkelja e ligjit janë parimet bazë të punës së qeverisë së tij që pa dyshim do filtrojë rekuret sips poosive që Agaçi do shpërndajë sipas urdhrve të Ramës. Që tashmë me vendimin e tij vendos publikisht dhe haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor.

Në mungesë të p;lotë transparence pa një analizë të rasteve dhe në dëm të shteti, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha instituciont në varësi të Këshillit të ministrave të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështjet me natyrë administrtive e sivile. Imagjinoni pr, mafia e tmrrshme e okave, e drogës dhe e pronave aminstohet, nuk shkon më në gjykatë të lartë. Mjaffton të cojë qesen në Apel e sipë ia ka zgjidhur Rama, në Gjykatën e Lartë. Ky vendim sipas Ramës është bërë për lehtësim të stokut të çështjeve të Gjykatës së Lërtë dhe përllogaritet që numri i rekurseve nga të cilat do trhiqen institucionet shttërore është 3800 por kostoja do jetë miliarda dollarë. Në emër të Reformës në Drejtësi, qeveia po ko0rdinoht me Sadogjykatën e Lartë.”– tha Berisha.