Një tifoz holandez është arrestuar në Tiranë, pasi iu gjet një sasi kokainë. Kevin Ron De Baat u shoqërua nga policia pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Abdi Toptani”, pak pas finales mes Romës dhe Fejnordit.
Mirëpo gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi kokaine.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.