Vendosni fjalën kyçe....

KAS nuk ia heq gjobën prej 100 mijë lekësh kryebashkiakes Emiriana Sako


Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve e ka hedhur poshtë kërkesën e kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako, për t’i hequr gjobën e vënë nga KQZ.

Paraditen e sotm KAS ka njoftuar se ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për të dënuar Sakon me 100 mijë lekë gjobë për shkak se ka përdorur ambientet e një shkolle të qytetit për të bërë fushatë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Në ankimimin e saj, Sako kërkonte heqjen e gjobës pasi sipas saj takimi elektoral nuk është zhvilluar në ambientet e shkollës, por në një shesh aty pranë.

Kryebashkiakja argumentonte se takimi u spostua në mënyrë emergjente për shkak të kushteve të motit dhe shiut të cilët kishin krijuar një terren të rënduar në vendin ku do të mbahej fillimisht.

NJOFTIMI I KQZ-së

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 9, të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga zj. Emiriana Sako, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 152, datë 25.04.2022, të KShZ ‘Për shqyrtimin e denoncimit të organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjehdjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të bërë nga zj. Emiriana Sako dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 152, datë 28.04.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksionit administrativ, KAS vendosi që seanca publike të zhvillohet në datën 31.05.2022, në orën 11:00.