Vendosni fjalën kyçe....

Kremlini i përgjigjet thirrjes së Zelensky-t për bisedime: Po bie në kundërshtim me veten


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar lidhur me thirrjet e presidentit ukrainas olodymyr Zelensky për bisedime direkte me Vladimir Putinin.

Peskov thotë se një thirrje e fshehtë e presidentit ukrainas për bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus bie ndesh me vendimin e Kievit për të ngrirë të gjitha negociatat me Moskën.

Përsëri qeveria ukrainase e ka zakon të marrë pozicione që kundërshtojnë njëra-tjetrën, shtoi ai.

Zelensky tha se ai kishte dashur të negocionte me Putinin në shumë raste si para ashtu edhe pasi Rusia të sulmonte vendin e tij. Një nga komentet e fundit të kësaj natyre erdhi këtë javë në një video-telefonatë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Presidenti ukrainas tha se Putini ishte i vetmi zyrtar rus me të cilin ia vlente të flitej, duke e hedhur poshtë pjesën tjetër të qeverisë ruse si “askush“.

Vetë Putini është në deluzion, pretendoi Zelensky, por “nëse ai është në gjendje të kuptojë” atë që udhëheqësi ukrainas e quajti realitet, “atëherë, me siguri, ne mund të përpiqemi të shkojmë në rrugën diplomatike, nëse nuk është tepër vonë”.

Kur u pyet rreth këtyre komenteve, Peskov tha se Moska nuk besonte se Kievi ishte i gatshëm të negocionte paqen.

“Bisedimet janë ngrirë pas një vendimi nga dhe në përputhje me qëndrimin e palës ukrainase.”– tha ai, citon RT.

“Udhëheqja ukrainase vazhdimisht bën deklarata që kundërshtojnë njëra-tjetrën, gjë që e bën të pamundur kuptimin e plotë të synimeve të saj dhe nëse është e gatshme të marrë një qasje të matur dhe të pranojë gjendjen reale të punëve.”– shtoi ai.

Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë deklaruar vazhdimisht se forcat e tyre po fitonin luftën kundër Rusisë dhe se pyetja e vetme ishte se sa kohë do të duhej që Kievi të mbizotëronte dhe me çfarë kostoje. Presidenti ukrainas tha më parë se bisedimet me Rusinë do të ishin të mundshme vetëm pasi Ukraina të kthejë kontrollin mbi të gjitha territoret që humbi gjatë fushatës ruse tre-mujore. Kievi gjithashtu dëshiron që Krimea të kthehet pas përfundimit të armiqësive midis dy vendeve.