Një fëmijë 2-vjeçar ka mbërritur i pajetë në spitalin e Bilishtit pasi dyshohet se ka konsumuar pije alkoolike.
Fëmija është nga fshati Sul, Devoll. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku dyshohet se fëmija ka pirë raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë të hapur në banesë.
“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thotë policia.