Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e tragjike e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy të mitur humbën jetën në liqenin e Prushit.
Të miturit që kanë humbur jetën duke mos arritur të dalin në sipërfaqe. 15 vjeç u fut në liqen për të shpëtuar vëllain e tij më të vogël, 6 vjeç.
Dy vëllezërit së bashku me dy moshatarë të tjerë kanë hyrë në liqen për t’u larë. Ndërkohë 2 të tjerët kanë dalë nga liqeni, ndërsa dy vëllezërit humbën jetën.
Grupi i fëmijëve, kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në liqen, prej ku fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.