Në dosjen Dumani midis disa ish-zyrtarëve të lartë janë të implikuar vëllai i një ish-ministri të rëndësishëm të LSI-së momentalisht deputet dhe një ish-drejtor i rëndësishëm policie aktualisht i angazhuar në një detyrë tjetër shtetërore.
Hashtag.al posedon një pjesë të emrave në listën e implikuar në dosje për trafik droge dhe vrasje, por në respekt të hetimit dhe në detyrim të ruajtjes së procedurës hetimore do publikojë emrat vetëm pas operacionit.
Është hera e parë që nën hetim janë 3 prokurorë dhe 3 drejtorë policie për shkak të një rrëfimi që po zbardh disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend.
Nga rrëfimi i Dumanit, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar 32 urdhër arreste nga të cilat 18 u ekzekutuan. 9 nga masat e sigurimit të ekzekutuara janë vendosur në disa IEVP të ndryshme për persona të cilët kanë pasur një masë sigurimi më herët.
Në mesin e të ndaluarve, është edhe efektivi i policisë në Lezhë, Leonard Palushi, ish-shef i policisë në Elbasan.
Mes emrave të shpallur në kërkim janë Talo Çela, Florenc Çapja i cili mendohet se ndodhet në Dubai, Ervis Martinaj, Kamer Mehja dhe avokati Alban Bengasi.
Ndaj Nuredin Dumanit, rëndojnë akuzat për katër vrasje, vrasje të mbetura në tentativë dhe grup i strukturuar kriminal.
Dumani u arrestua në maj të këtij viti në Fier pasi ju bë atentat në Elbasan./ Hashtag.al