Vendosni fjalën kyçe....

Rriten tensionet në Gjirin Persik, Garda Revolucionare e Iranit “hakmerret” ndaj Greqisë, i sekuestron dy anije cisternë


Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit sekuestroi dy anije-cisterna greke të naftës të premten në Gjirin Persik, menjëherë pasi Athina ndihmoi SHBA-në për të sekuestruar një cisternë iraniane të naftës lidhur me shkeljet e sanksioneve në Detin Mesdhe.

Njoftimi i Gardës vjen ndërsa tensionet mbeten të larta midis Iranit dhe Perëndimit për negociatat e bllokuara në lidhje me programin e tij bërthamor që po avancohet me shpejtësi.

Garda lëshoi një deklaratë në faqen e saj të internetit, duke akuzuar cisternat e paidentifikuara për shkelje të paspecifikuara.

Ministria e Jashtme e Greqisë tha se i bëri një notë proteste të fortë ambasadorit iranian në Athinë për “sekuestrimin dhunshme të dy anijeve me flamur grek” në Gjirin Persik.