Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në një familje në veri të Mitrovicës, vdesin babë e bir


Një sherr në familje i ka marrë jetën dy personave në Mitrovicë. KosovaPress raporton se pas një mosmarrëveshjeje në familjen Bigoviç në Mitrovicë, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain.

Në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se teksa ndërhynte për të ndihmuar babain e tiij, ka vrarë vëllain binjak. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital në gjendje kritike, ku më pas ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, të lindur më 1993, dhe babain e tyre avokatin Millan Bigoviq.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress duke thënë: “Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë.”