Vendosni fjalën kyçe....

U mbytën në Liqenin e Prushit, Nxirren trupat e pajetë të dy fëmijëve


Palombarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy trupave të pajetë të fëmijëve të cilët u mbytën në Liqenin e Prushit pasditen e sotme në Tiranë.

Dy fëmijët të cilët dyshohet të jenë të moshës 11 dhe 13-vjeçare, ishin duke u larë në liqen me një grup shokësh.

4 prej tyre kanë mundur të dalin nga ujërat e liqenit artificial, ndërkohë që dy prej tyre u shpallën fillimisht të zhdukur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Ekipet e palombarëve të RENEA-s kanë për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Grupi hetimor  dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.