Vendosni fjalën kyçe....

UEFA vendos ndalimin e luajtjes së ndeshjeve mes skuadrave nga Ukraina dhe Bjellorusia


Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur zyrtarisht se skuadrat nga Ukraina dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të ndeshen me njëra-tjetrën në asnjë prej kompeticioneve të UEFA-s deri në një njoftim të dytë.

Ky sanksion vjen pas masave të marra në muajin mars, ku organi më i lartë i vendimmarrjes për futbollin europian kishte vendosur se asnjë ndeshje e kompeticioneve UEFA mos të zhvillohej në territorin Bjellorus pas ndihmesës së këtyre të fundit ndaj Rusisë, në sulmin ndaj Ukrainës.