Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë, për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë Durrës.
Adriatik Velaj është dënuar me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Gj.Markola, 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, I.Matmuja, 11 muaj ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’.
SPAK ndërmori një aksion për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë e Durrësit në tetor të 2021 për një tender për zjarrfikëset.