Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vjedhin natën dhe ditën thërrasin “Rroftë Amerika”


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me thirrje pro amerikane, ndërsa vlerësoi këtë vend si vend i lirisë dhe i demokracisë.

Gjatë fjalës së tij nga Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha theksoi se janë shqiptarët ata që e bëjnë Shqipërinë.

Zgjidhja është; Brukseli. Ky mision përmbushët kur të qëndrojnë besnikërisht në AND shqiptare, kur të hedhim poshtë këtë përçmim, të gjitha insinuatat, sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin; rroftë Amerika. Plaçkitin natën dhe ditën thërrasin; Rroftë Amerika.

Ky është qëndrim imë anti-amerikan që mund të mbahet. Amerika është vend i vlerave të lirisë, udhëheq dhe rrezaton si avokate e lirisë, si mbështetëse e plaçkitësve, ndaj dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni unë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha. Këto janë thirrje për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duan që të jeni problemi i saj përsëris. Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë të shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim, më i keqi, antishqiptari që ka pasur ky vend deri më sot. Rroftë PD, rroftë Partia Demokratike!”, tha Berisha.