Vendosni fjalën kyçe....

Kërkonin për kanabis, polici bie në humnerë në malet e Dukagjinit


Gjatë një kontrolli për kanabis në malet e Dukagjinit, një efektiv i policisë së komisariatit Shkodër ka rrëshqitur në terrenin e vështirë të zonës se Dushmanit, duke rënë në një humnerë.

Oficeri ra në humnerë që ditën e premte, dhe nxjerra e tij u bë e mundur vetëm pas disa orësh.

Oficeri i policisë Rrok Frroku. ishte pjesë e një grupi bënte kontrolle për kanabis në zonë dhe ka rrëshqitur disa metër në një humnerë.

Pas nxjerrjes së tij efektivi i policisë është dërguar në spitalin e Shkodrës për mjekime të nevojshme.