Vendosni fjalën kyçe....

Paloka njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar me 3 qershor


Edi Paloka ka njoftuar sot se më 3 qershor do mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së.

Sipas tij gjatë mbledhjes do ngrihen institucionet e reja të partisë si dhe do zgjidhen personat në funksionet drejtuese.

“Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD. Edi Paloka -Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD.” – thuhet në njoftimin e Palokës.

Kujtojmë këtu se PD zgjodhi sot kryesinë e re të saj me 20 anëtarë. Nga 20 anëtarët gjashtë ishin gra ndërsa pati edhe rikthime si ai i Topallit e Ristanit.