Vendosni fjalën kyçe....

Përpjekja e Kinës për sigurinë ushqimore përbën kërcënim për SHBA-në – Raporti


Përpjekjet e Kinës për të arritur sigurinë ushqimore përfaqësojnë një kërcënim për SHBA-në, sipas një agjencie federale amerikane të përqendruar në tregtinë me Pekinin.

Zyrtarët paralajmërojnë se firmat kineze mund të përpiqen të vjedhin pronën intelektuale, të shkurtojnë fitimet e eksporteve të produkteve ushqimore të Uashingtonit, të minojnë zinxhirët e furnizimit dhe madje të synojnë të korrat e modifikuara gjenetikisht të Amerikës me luftë biologjike.

Një raport i lëshuar këtë javë nga Komisioni i Rishikimit Ekonomik dhe Sigurisë SHBA-Kinë përqendrohet në ‘interesin e Kinës për bujqësinë e SHBA-së’ dhe thotë se Pekini ‘po rrit sigurinë ushqimore përmes investimeve jashtë vendit’ pasi u përball me sfida në vitet e fundit.

“Përpjekjet e brendshme të qeverisë kineze, megjithatë, nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur problemet e Kinës.” – përfundoi raporti, duke shtuar se Pekini tani po shikon jashtë shtetit për të adresuar nevojat e tij nëpërmjet investimeve dhe blerjeve të tokës bujqësore, blegtorisë, pajisjeve bujqësore dhe pronës intelektuale veçanërisht të farave të modifikuara gjenetikisht.

Këto përpjekje paraqesin disa rreziqe për sigurinë ekonomike dhe kombëtare të SHBA. Duke argumentuar se Kina është ‘e uritur’ për pronën intelektuale amerikane, dokumenti vazhdon të paralajmërojë për ‘aplikime ushtarake’ të mundshme të teknologjive bujqësore, madje duke sugjeruar që Ushtria Çlirimtare e Popullit një ditë mund të përpiqet të zhvillojë një luftë biologjike kundër kulturave amerikane të modifikuara gjenetikisht.