Policia ka kapur 7 emigrantë të paligjshëm në Devoll ndërsa në pranga ka rënë një person.
Mësohet se shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, mjetin tip “Audi A6”, me të cilin kishte dyshime se po transportoheshin emigrantë të paligjshëm dhe i kanë bërë me shenjë drejtuesit të tij, shtetasit M. M., të ndalonte.
Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin në rrugë, brenda të cilit u konstatuan 7 emigrantë të paligjshëm.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se bashkëpunëtor me shtetasin M. M., në këtë aktivitet kriminal ishte edhe shtetasi A. S., i cili u arrestua në flagrancë.
Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit M. M. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.