Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet bashkëshorti i demokrates Nancy Pelosi-t në SHBA


Burri i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, demokrates Nancy Pelosi, Paul Pelosi, thuhet se u arrestua dhe gjobit gjatë fundjavës së pushimeve në Napa County, Kaliforni, pasi kishte vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Burri i politikanes së rëndësishme demokrate u arrestua pak para mesnatës së së shtunës në Napa County dhe u burgos disa orë më vonë për dy akuza, sipas Rrjetit të Drejtësisë Kriminale të Qarkut Napa.

Hollësitë e sakta të arrestimit nuk janë bërë ende të ditura. Sidoqoftë, siç raportoi TMZ, përshkrimi i 82-vjeçarit përputhet me përshkrimin e tij të njohur publikisht, veçanërisht ditëlindjen e tij – 15 Prill 1940.

Dorëzania u caktua në 5000 dollarë por nuk dihet ende nëse ai është liruar.

Sipas Rrjetit të Drejtësisë Kriminale të Qarkut Napa, nuk ka pasur gjithashtu asnjë të dhënë që Paul Pelosi është liruar.

Nuk ka ende ndonjë deklaratë zyrtare nga vetë politikania, që mban postin e folëses së Dhomës së Përfaqësuesve apo ndonjë prej fëmijëve të saj dhe familjes së ngushtë në këtë moment.

Kur zyra e kryeparlamentares u pyet për një koment nga Breitbart News, zëdhënësi i saj, Drew Hammill, tha: “Kryetarja nuk do komentojë për këtë çështje private që ndodhi ndërsa ajo ishte në Bregun Lindor.”